Sipërfaqja e re barishtore, spërkatëset dhe rrjeti i ri i hidrantit do ta zbukurojnë anën e djathtë të bul. “Nikolla Karev”, në drejtim të hotel “Kontinental”. Ekipet tona në terren janë të angazhuar për rikonstruksionin e gjelbërimit anësorë në sipërfaqe prej 3800 m2 dhe më pas do të fillojnë me aktivitetet punuese në sipërfaqen e mesme të bulevardit ku do të përtërihet gjelbërimi në një sipërfaqe plotësuese prej 3300 m2, ku do të vendoset sistemit i ri i ujitjes “pikë më pikë”, bari dhe fidanët e rinj të cilët do të mbillen në vjeshtë.

Share