Po vazhdon rregullimi dhe stolisja e gjelbërimit në mbarë qytetin. Në këtë drejtim, me mbjelljen e rasatit të ri të luleve të llojit të krizantemave me forma rrethore, u rregullua edhe gjelbërimi në rrethrrotullimin e ri në komunën e Çairit. Tre vargjet rrethore të formuara nga rasati i luleve si një risi, në mënyrë shtesë gjallërojnë freskinë kësaj hapësire. Gjatë mbjelljes së rasatit të ri, mori pjesë aktive edhe drejtori z. Ardijan Muça së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit z. Visar Ganiu. Me rastin e rregullimit të kësaj pjese të gjelbërimit të bulevardit në suaza të rrugës së komunikacionit, me rasat të ri të luleve u rregullua edhe figura lulore “Torta”, me ç’rast ngjyrat e vjeshtës ofrojnë një përjetim të vërtetë.

Share