Po vazhdon më tutje rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërimit publik në qytet. Ekipet tona gjatë periudhës filluan me rikonstruksionin e gjelbërimit në suaza të zhardinerive nga ana e majtë dhe e djathtë e bulevardit “Aradhet partizane”.  Aktivitetet punuese lidhur me rikonstruksionin e gjelbërimit anësorë të bulevardeve, do të zhvillohet përgjatë bulevardit nga dyja anët, duke filluar nga ura “Kombet e Bashkuara” deri te rruga “Ruzvelltova”. Këto aktivitete do të përfshijnë rikonstruksionin e gjelbërimit dhe rregullimin e tij, gjithashtu do të instalohet edhe sistemi për ujitje. Rregullimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit përgjatë bulevardeve dhe rrugëve më të frekuentuara të komunikacionit në qytet, ka një rëndësi të madhe gjatë përpjekjeve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Share