Historiku dhe zhvillimi

Parku i qytetit është ngritur në vitin e largët 1950, në urdhër të valisë së Shkupit Hafiz Mehmed Pashës, në kohën kur Maqedonia ka qenë nën pushtetin e perandorisë osmane. Në atë kohë, parku është shtrirë në një sipërfaqe prej 16 000 m² dhe i njëjti ka qenë i rregulluar me forma rigoroze gjeometrike, me korsi për këmbësorët si dhe me sipërfaqe të mbjella me lule. Parku është emëruar si “ISLOANA” sipas emrit të shkollës përreth së cilët ka qenë i ndërtuar parku dhe paraqet bazën prej së cilës më pas do të formohet Parku i qytetit të cilin e kemi sot.

Ndryshimi më i madh për nga aspekti i strukturës dhe madhësisë së tij do të pasojë gjatë viteve të 70-ta të shekullit XX, kur është përpiluar edhe Projekti Themelorë Kryesorë për Parkun e Qytetit, kurse rikonstruksioni i parë është realizuar gjatë vitit 2009.

Sipërfaqja dhe lokaliteti

Parku i qytetit, gjendjet në pjesën qendrorë të Shkupit. Sipas të dhënave kadastrale të NP “Parqe dhe gjelbërime”, e cila është e detyruar për mirëmbajtjen e Parkut të qytetit, si pjesë e Parkut të qytetit përfshihen edhe Keji i lumit Vardar me një sipërfaqe prej 65 117m² dhe Parku i Frankofonisë me sipërfaqe prej 19 028 m². Sipas kësaj, sipërfaqja e përgjithshme të cilën sot e përfshin i tërë rajoni i Parkut të qytetit është 454 413 m². Numri i drunjve gjetherënës, sipas Pasqyrës kadastrale për  vitin 2019 është 6.012 drunj, numri i drunjve halorë është 1.800 drunj, numri i kaçubave gjetherënëse është  6050, kurse i atyre halore është 2630 kaçuba.

Ngritja dhe ndërtimi

Në fillim të shekullit XX, Sanxhaku i Shkupit i ka takuar Vilajetit të Kosovës. Aso kohe, si pasha i vilajetit ka qenë Hafiz Mehmed Pasha, i cili ka lindur në Bagdad dhe në vitin 1820 ka arritur në Shkup, në kohën kur ai ka qenë i emëruar si vali i Shkupit. Ai ka përfunduar shkollimin  e mesëm në shkollën e Idadisë, në afërsi të Parkut të sotëm të qytetit, në gjimnazin Idadia – Mektebi, dhe i njëjti do ti rregullojë shtratin e lumit Vardar dhe Serava.

Parku është ngritur menjëherë pas ndërtimit të shkollës zejtare ISLAANE, në afërsi të tij. E kanë dizajnuar arkitektët e Hafiz Mehmed Pashës dhe me vite të tëra parku do të njihet me emrin Parku i Islahanës. Terreni mbi të cilin ka qenë i ngritur parku, ka qenë i rrafshët dhe ka paraqitur pjesën vërshuese të lumit Vardar, në afërsi të cilit ka qenë vendndodhja e tij.

Materiali i parë bimorë i cili ka qenë i mbjellë në atë kohë ka përfshirë plepin e egër, rrapin, akaciet, blirin, drurin e thartë, katalpat dhe frashrin, kurse përgjatë skajeve janë mbjellë fidanë të plepave piramidale. Nga llojet tjera kanë qenë të pranishme edhe shelgjet, por edhe kaçubat e ulëta, bari, perenët dhe lulet në saksi. Lehet në suaza të parkut janë mbjellë me barë. Parku i ngritur në këtë mënyrë dhe në kufijtë e tillë paraqet pjesën e vjetër të Parkut të sotëm të qytetit. Kufijtë e parë e Parkut të qytetit, kanë qenë të mbjella me plepa piramidale, të cilët e kanë përcaktuar kufirin e parkut (përreth restorantit “Kermes”). Parku i formuar në mënyrë të tillë ka paraqitur bazën për zgjerimin dhe rregullimin e mëtutjeshëm të parkut. Përskaj drunjve të lartë të mbjellë në trajtë të aleve të drunjve, kanë qenë të mbjella edhe trëndafilat, por prania e tyre është vërejtur pak më vonë.
Llojet e drunjve të cilët fillimisht kanë qenë të mbjella, siç janë plepat, frashri, katalpat dhe akaciet hasen edhe sot, kurse prej tyre me dimensionet e tyre impozante në veçanti dallohen rrapet.

Pas ndërtimit të shkollës “Islahane” në vitin 1903, në oborrin e shkollës janë mbjell fidanë të pishës së zezë, të cilët i kanë dhënë një pamje mjaftë specifike parkut.

Për mirëmbajtjen e parkut është ndërtuar pishina moderne me pompë motorike për shtjerrjen e ujit nga hendeku i afërt i lumit Vardar.

Bukuri të posaçme parkut i ka ofruar shtëpia e drejtuesit të parkut, e cila ka qenë e ndërtuar në stilin zviceran, dhe afër shtëpisë ka ekzistuar edhe kopshti nën sera prej 200 m2 që ka shërbyer për rasatin e luleve, për nevojat e parkut. Në këtë vilë ka qenë e akomoduar edhe magazina, punëtoria e marangozit dhe të tjera.
Në kopshtet me sera dhe në lehet e mbuluara, janë prodhuar bimët në saksi, drunjtë e ndryshëm dekorativ për ri mbjellje, druri i thartë, frashri, druri i Spanjës, akacia, mani, panja amerikane, kaçubet e ulëta, llojet fletë gjilpërë – gjithsej 2500 specie.

Në vend fidanishten e parkut të Idadisë, ka pasur 14000 fidanë. Në këtë park me një sipërfaqe prej 2200 m2 në lehe kanë qenë të mbjella 750 drunj. Pamje të posaçme parkut i ka dhënë gardhi bimorë, dhe është mbajtur llogari që parku të jetë në disa nivele të lartësisë.
Në periudhën e viteve 1918 – 1928, në këtë park janë mbjellë gjithsej 25 707 bimë, gjithashtu janë vendosur edhe 30 ulëse për pushim dhe një vendroje për sigurimin e parkut.

Në këto kufij, parku do të jetë deri në vitin 1923, kur ka filluar edhe rikonstruksioni i parë dhe zgjerimi i tij, nën kompetenca të kopshtarit austriak të parkut, i cili të njëjtin e ka rregulluar në stilin rigoroz gjeometrik, me shatërvanin  e vendosur në pjesën qendrore të parkut.

Kështu, në periudhën prej 10 viteve parku i Idadisë i cili daton qysh nga periudha osmane, në masë të konsiderueshme do të zgjerohet në drejtimin perëndimorë, veriorë dhe në lindje dhe e ka fituar emrin Parku i qytetit, dhe kjo është pjesa e cila në ditët e sotme më shpesh emërohet si pjesa e parë e Parkut të qytetit.

Pas qëndrimit trevjeçarë, kopshtari austriak do ta braktis Shkupin, dhe në vendin e tij do të vjen inxhinieri Protiq, i cili do ta organizojë drejtorinë për Gjelbërimin e Qytetit të cilën do ta udhëheq deri në vitin 1941. Ai gjatë punës së tij do të zhvilloj një aktivitet të konsiderueshëm, duke e zgjeruar parkun dhe kështu paralelisht me rregullimin e pjesës së parë, ka filluar edhe rregullimi i pjesës së dytë të parkut. Ndërtimi i kësaj pjese ka zgjatur deri në vitin 1941 dhe pjesa e dytë zë një sipërfaqe prej 85 ha, që së bashku me pjesën e parë përfshin një sipërfaqe prej 93 ha.

Pas vitit 1945, do të filloj periudha e qasjeve të konsiderueshme për nga aspekti i rregullimit komunal të qytetit. Kjo paraqet një periudhë të rëndësishme, meqenëse atëherë sipërfaqja e parkut do të zmadhohet në 114 ha, pjesa më e madhe  e parkut të vjetër do të rikonstruktohet dhe përtërihet, gjithashtu do të shtohen edhe llojet e reja të bimëve, do të formohen lehet e perenëve dhe do të zhvillohen aktivitetet tjera përcjellëse. Një pjesë e korsive do të asfaltohen, do të ndërtohen edhe objektet e veçanta për pushim dhe për rekreacion të qytetarëve.
Për periudhën e pasluftës, është karakteristik fakti se i tërë territori i parkut do të vihet nën një udhëheqje, si dhe i tërë gjelbërimi urban, më vonë edhe gjelbërimi jashtë urban.

Projekti kryesorë themelorë për Parkun e qytetit gjendjet në NP “Parqe dhe gjelbërime”, sipas tij janë ndërtuar infrastruktura, korsitë dhe liqenet. Është ndërtuar edhe shatërvani prapa “Kermesit” i cili është i stilit barok.

Në fillim të vitit 2008, është shpallur konkursi për rregullim të parterit dhe për rregullim hortikulturorë të një pjese të Parkut të qytetit, përmes të cilit është ri rregulluar e tërë hapësira përreth monumentit të Goce Dellçevit si dhe shatërvani “Lulja e zambakut”, gjithashtu është realizuar edhe sanacioni i piedestalit.
Pamjen e re, parku do ta fitoj më datën 29 prill të vitit 2008, në ditëlindjen e mbretëreshës së Holandës, kur u hap edhe labirinti i fëmijëve, si dhuratë për qytetin e Shkupit nga ana e ambasadës së Holandës. Në afërsi të labirintit do të ndërtohet edhe këndi i lojërave për fëmijët, i punuar nga druri dhe nga elementet plastike, janë përtërirë edhe çezmat ekzistuese të ujit si dhe janë shtuar edhe çezmat e reja, me sipërfaqe shtesë për konsumim të ujit që u janë përcaktuar kafshëve përkëdhelëse.

Në muajin mars të vitit 2012, në pjesën e dytë të Parkut të qytetit është hapur edhe parku i parë për kafshët përkëdhelëse në një sipërfaqe prej 1200 m2, i njëjti është furnizuar me përmbajtje të ndryshme të përcaktuara për argëtimin e kafshëve përkëdhelëse, me qëllim që të mbrohen sipërfaqet tjera të gjelbërimit në suaza të parkut.

Përbërja e vegjetacionit

Rajoni i Parkut të qytetit karakterizohet me të mbjella veçanërisht të rralla dhe cilësore. Përbërja e vegjetacionit, kryesisht është e ndërtuar nga llojet të cilët i përkasin viseve të mediteranit evropian. Por hasen edhe speciet që janë karakteristik për të gjitha viset botërore.

Si lloje të rralla, të cilët me dekada mbijetojnë në Parkun e Qytetit, duhet të theksohet edhe ginkoja dhe sekuoja gjigante, kurse në pjesën e dytë të parkut dallohen citrusi japonez, panja japoneze dhe tulipani.

Rëndësia

Parku zë një sipërfaqe të madhe në suaza të pjesës qendrore të qytetit të Shkupit dhe i njëjti ka një rëndësi tejet të madhe për qytetin dhe për rrethin e gjerë, si një vend ku qytetarët mund të pushojnë ose ta shfrytëzojnë për rekreacion.

Sipas konceptit të tij, Parku i qyteti është i rregulluar në një stil të lirë të peizazhit, në përputhje me nevojat bashkëkohore dhe me kërkesat e jetës moderne. Sipërfaqet ujore, kanalet, liqenet, aletë e drunjve dhe korsitë mundësojnë aktivitete për rekreacion dhe për argëtime por dhe për aktivitete të ndryshme kulturore.

Burimi: Punimi i magjistraturës – “Parku i qytetit në Shkup, nga krijimi e deri më sot dhe perspektivat për formimin e tij të mëtutjeshëm për nga aspekti i peizazhit”. Inxh. Dipl. I pylltarisë Iskra Apostollovska.

Share