Krizantema me formën e saj unike zuri vendin e saj në rastin e ri të luleve në suaza të parkut të Çairit. Kjo lule karakteristike për këtë periudhë të vitit, së bashku me lule vjollcën, tani më po e stolis dhe zbukuron parkun e Çairit. Me rastin e fillimit të mbjelljeve të rasatit të ri sezonal kontributin e tij e dha edhe drejtori i ndërmarrjes z. Ardijan Muça së bashku me fëmijët e kopshtit “Ujet”. Përkushtimi dhe zelli i përbashkët i fëmijëve kontribuuan që mbjellja e luleve të reja në parkun të jetë edhe më argëtuese dhe më e këndshme.

Rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërimit publik me rasatin e ri sezonal, do të vazhdojë gjatë kësaj periudhe edhe nëpër lehet tjera lulore, gjithashtu edhe në figurat e luleve në mbarë qytetin.

Share