Mësimi dhe edukimi i vazhdueshëm, paraqesin bazën e procesit arsimorë dhe zhvillimit të drejtë të fëmijëve. Kështu që sot, në suaza të reparteve prodhuese të “Florakom” SHPKTHP, nxënësit e viteve të II, III dhe të IV nga shkolla SHMQSH “Georgi Dimitrov” patën rastin që të pajisen me informacione, të dhëna, shembuj dhe këshilla nga fusha e hortikulturës. Ata i vizituan vend fidanishtet për prodhimtari të fidanëve halorë, me ç’rast u njoftuan me mënyrën se si prodhohen lloje të caktuara të fidanëve halorë dhe karakteristikat e tyre. Duke vazhduar në serrat ku po zhvillohet prodhimtaria e rasatit sezonal të luleve, nxënësit me kujdes e përcollën edhe prezantimin e gjithë asaj që përfshin lulet dhe rasatin e tyre. Në kënaqësinë tonë për bashkëpunimin e mëtutjeshëm, kjo praktikë profesionale po realizohet në bashkëpunim me shkollat e mesme profesionale nga qyteti i Shkupit.

Share