Nevoja për marrjen e masave për parandalimin e ndotjes së ajrit, në veçanti gjatë kësaj periudhe të vitit është një masë e domosdoshme, në veçanti për qytetet e mëdha. Gjithsesi, në pajtim me mundësitë e saja, ndërmarrja po punon në drejtim të përmirësimeve përkatëse. Kështu që gjatë periudhës së kaluar, në të gjitha punktet e qytetit u realizua zëvendësimi i trupave ekzistues të ngrohjes me drunj, me vendosjen e trupave të rinj të ngrohjes me gaz natyrorë, si një alternativë më ekologjike për ngrohjen e punkteve. Në fakt, në vendet ku mungon kyçja e energjisë elektrike u realizua vendosja e trupave të ngrohjes me koftorë që shfrytëzojnë gazin natyrorë, edhe atë në rajonet: Çair, Butel, Jane Sandanski, Lisiçe e Re, Kisella Voda, Karposh 4, Kapishtec, Qendër dhe te Rektorati, kurse në vendet ku ekziston qasja në energjinë elektrike u realizua vendosja e trupa të ngrohjes që shfrytëzojnë energji elektrike, më saktë në këto rajone: Parku i parajsës, Aerodrom, Karposh 3, Kalaja, Aletë e drunjve dhe Mekanizimi. Vendosja e trupave të rinj të ngrohjes në punktet tjera të mbetura do të vazhdojë gjatë muajit të ardhshëm dhe me këtë do të kompletohet zëvendësimi i të gjitha trupave – koftorëve me drunj.