Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta të cilat këtë periudhë kanë kapluar rajonin e qytetit të Shkupit dhe vendin, dhe për shkak të rrezikut të zmadhuar nga zjarret, Qyteti i Shkupit me Vendim të Qeverisë së RMV-së nga sot 03.08.2021 solli ndalim të plotë të lëvizjes në pyllin park Vodno dhe Malet e Karadakut.

Prandaj, u bëjmë APEL të gjithë qytetarëve që ta respektojnë ndalimin e lëvizjes nëpër pyjet-park dhe zonat pyjore, për shkak të mbrojtjes së sigurisë personale dhe përhapjes së mundshme të zjarreve, dhe nëse vëreni zjarr, paraqitni atë menjëherë në Brigadën zjarrfikëse në telefonin 193 ose Qendrën e Menaxhimit me Kriza në telefonin 195.

Share