Sot drejtori realizoi takim me përgjegjësit e të gjitha rajoneve të ndërmarrjes në qytetin. Me inxhinierët dhe teknikët e Sektorit Gjelbërimi i Qytetit, e në prag të ditëve të pranverës në mbledhjen u diskutua për gjendjen e terrenit në sipërfaqet e gjelbra publike në qytet, si dhe për të gjitha aktivitetet që zhvillohen për mirëmbajtjen e vazhdueshme të gjelbërimit. Në mbledhje, gjithashtu, u potencuan edhe problemet dhe sfidat me të cilat përballen punëtorët, ku u ndanë ide dhe sugjerime për rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të punës.

Share