Aktivitetet lidhur me rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërimit nëpër qytet po zhvillohen për çdo ditë me intensitet të plotë. Në pritje të muajve të verës, gjatë kësaj periudhe kohore lidhur me rregullimin po zhvillohen aktivitetet që kanë të bëjnë me mbjelljen e rasatit të luleve sezonale. Me rasatin e ri të luleve të verës të llojit: “begonia”, “tagetes”, “simpatia”, “zinia” dhe “vinka” do të rregullohen lehet dhe figurat lulore në suaza të gjelbërimit urban, si dhe sipërfaqet e bulevardeve. Me këto të mbjella pranverore do të realizohet mbjellja e rreth 250 mijë luleve. Në të njëjtën kohë, ekipet tona po vazhdojnë edhe me aktivitetet rrjedhëse që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërimit siç janë: kositja e sipërfaqeve të barit, ujitja e gjelbërimit, krasitja e drunjve dhe kaçubave si dhe mbledhja e mbeturinave dhe mbetjeve të ndryshme. Me këtë rast, po i përkujtojmë qytetarët për ndërgjegje dhe përgjegjësi të lartë ndaj sipërfaqeve të rregulluara të gjelbërimit në mbarë qytetin.

Share