Këto ditë, në rrjedhë janë aktivitetet lidhur me mbjelljen e rasatit të luleve në suaza të sipërfaqeve të gjelbërimit në qytetin tonë. Ekipet e ndërmarrjes po punojnë në drejtim të zëvendësimit të rasatit verorë me rasatin dimërorë të luleve sezonale të llojit: krizantema, lakra stolisëse dekorarive, viola dhe luleshqerra.

Me këtë aktivitet të mbjelljes do të përfshihet rregullimi i leheve dhe i figurave lulore nëpër sipërfaqet e gjelbërimit publik, parqet dhe në gjelbërimin e bulevardeve, me ç’rast do të mbillen rreth 300.000 lule. Këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të planifikuara rrjedhëse të cilat do ti realizojnë ekipet tona në drejtim të mirëmbajtjes dhe rregullimit të gjelbërimit urban.

Share