Në suaza të projekteve të realizuara që kanë të bëjnë me gjelbërimin e sipërfaqeve publike në qytetin tonë, nga ditët e sotme do të përfshihet edhe gjelbërimi i bulevardit Hristijan Todorovski Karposh.Në sipërfaqen prej 6.608 m2, ekipet tona realizuan rikonstruksionin e tërësishëm të sipërfaqes së mbuluar me barë me mbjelljen e farës së re të barit dhe me instalimin e sistemit të ri për ujitje me spërkatëse. Gjatë përmbushjes së nevojës për rregullimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të sipërfaqeve publike në qytet, si e detyrueshëm shfaqet edhe pjesa e procesit të ruajtjes dhe kujdesit ndaj mjedisit jetësorë. Gjithsesi, si pjesë e kësaj tërësie shfaqet edhe kujdesi i çdonjërit prej nesh, duke dhënë kështu kontributin tonë për mirëmbajtjen e mjedisit të pastër dhe ekologjik.

Share