Në bashkëpunim me Komunën e Sarajit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup, sot po realizohet një aksion i rëndësishëm për pastrimin dhe rregullimin e parkut të Sarajit, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Sarajit, z. Muhamed Elmazi dhe drejtorit të ndërmarrjes, z. Muamer Seferi.
Në kuadër të aksionit po realizohen aktivitete për:
• pastrimin e sipërfaqeve të parkut
• krasitjen dhe prerjen e drunjve
• largimin e mbeturinave dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra
Qëllimi ynë është që ky park – si një nga hapësirat më të bukura dhe më të frekuentuara të Sarajit – të mbetet një vend i pastër, i sigurt dhe i këndshëm për qytetarët, familjet dhe fëmijët.
Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe do të realizohet edhe në komuna të tjera, në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë qytetin.
Share