Sot shërbimet në terren nga sektorët operativë kanë nisur zbatimin e aksionit për pastrimin e sipërfaqeve të gjelbra në lagjen Fushë Tophanë.
Po kryhen aktivitete të krasitjes së vegjetacionit të lartë, mbledhjen e gjetheve, mbetjeve të letrës, paketimit plastik si dhe po bëhet ngarkimi i masës dhe largimi i tyre me kamionë.
Aksioni do të vazhdojë edhe ditët në vijim në hapësirat e gjelbra të Komunës së Çairit.