Numri i zmadhuar i çiklistëve në mbarë qytetin, ka një rëndësi të madhe si për nga aspekti individual ashtu edhe për përfitimet lidhur me ruajtjen e mjedisin jetësorë, me ç’rast ne si N.P. japim përkrahje të plotë. Saktë për këtë qëllim, si ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore, gjatë ditës së sotme ekipet e Sektorit “Aletë e drunjve” realizuan krasitjen e degëve që vareshin mbi korsitë e biçikletave. Aksioni i krasitjes së aleve të drunjve u zhvillua përgjatë tërë bulevardit “Aradhet partizane”, duke filluar nga Kisha qendrore deri te “Porta Vllae”. Me këtë aksion u përfshinë edhe degët që vareshin mbi korsitë e këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe në vend ndalesat e autobusëve, duke mundësuar me këtë një pamje dhe siguri më të lartë për nga aspekti i zhvillimit të komunikacionit.

Share