Aguliçja është ndër lulet e para që lulëzon para ardhjes së pranverës. Emri vjen nga fjala latine “primus”, që do të thotë “i parë”. Për shkak të kësaj etimologjie, aguliçja mund të shihet si përfaqësuese e rinisë, fillim i një faze të re dhe i jetëgjatësisë. Gjithashtu, aguliçja e paralajmëron ardhjen e pranverës me kuptimin e sjelljes së një qenie të re në botë.

Thuhet se këto lule përhapin vibracione pozitive përreth dhe sjellin gëzim dhe lumturi dhe simbolizojnë kujdesin, mbrojtjen, pastërtinë, ndershmërinë dhe dashurinë e pakushtëzuar.

Gjithsesi, këto lule kanë edhe përfitim mjekësor. Në mesjetë aguliçja është përdorur edhe për trajtimin e reumatizmit dhe cermës. Rrënjët e saj përdoren si ilaç për migrenën dhe dhimbjet e kokës.

Share