Pamje të re plot ngjyra përfituan figurat dekorative „Lejleku“ në Komunën e Aerodromit dhe „Torta“ në Komunën e Çairit, të cilat sot i freskuam dhe i zbukuruam me lule sezonale të llojeve Miozotis (Myosotis) dhe Krizantemë (Chrysanthemum).
Njëkohësisht, sot po vazhdon mbjellja e luleve sezonale të vjeshtës në disa lokacione në Shkup, në hapësirat e luleve në Parkun e Qytetit, Parkun e Maqedonisë, Jane Sandanski, përgjatë bulevardit „Aradhet Partizane“, bulevardit „Aleksandar Makedonski“ si dhe në Qendrën Rajonale.