Sot, NP „Parqe dhe Gjelbërime“ iu bashkua aksionit të madh ekologjik të organizuar nga Qyteti i Shkupit.
Në aksion morën pjesë aktivisht drejtori Muamer Seferi, punonjësit e administratës dhe ekipet operative, së bashku me shërbimet e kompanive Florakom dhe Luna SHPKTHP.
Me angazhim të përbashkët u mblodhën mbeturina dhe letra, si dhe u pastruan sipërfaqe të ndryshme, me qëllim që të kontribuojmë për një mjedis jetësor më të pastër, më të rregullt dhe më të shëndetshëm.
Share