Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes, drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, z. Muamer Seferi, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, realizuan një aksion të koordinuar për pastrimin e sipërfaqeve publike në territorin e komunës.
Ekipet në terren ishin të angazhuara në pastrimin e zonave dhe rrugëve kryesore, si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe përgatitjeve për festën e Fitër Bajramit.