Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, drejtori i ushtrimit të detyrës, Muamer Seferi, realizoi një takim me kryetaren e Komunës së Kisella Vodës, znj. Beti Stamenkoska Trajkoska.
Dialogu i hapur u zhvillua në drejtim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e gjelbërimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra publike në të gjithë komunën, me ç’rast u dakorduan aktivitete konkrete për periudhën në vijim. Aksioni i planifikuar pritet të fillojë në ditët në vijim, në përputhje me kushtet atmosferike. Në terren do të realizohet pastrim dhe rregullim intensiv i gjelbërimit në parqe dhe bulevarde, si dhe i hapësirave të tjera publike të gjelbra në gjithë territorin e komunës. Do të përfshihen grumbullimi i masës së gjetheve, pastrimi i degëve të rëna dhe mbeturinave, si dhe rregullimi i sipërfaqeve publike të gjelbra.
Qëllimi i përbashkët për hapësira të gjelbra më të pastra dhe më të rregulluara është përcaktuar si drejtim i përbashkët për të dy institucionet, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.