Reshjet e borës që nga orët e mëngjesit kanë përfshirë zonën e Shkupit, duke mobilizuar ekipet tona në terren, të cilat menjëherë kanë filluar ndërhyrjet për pastrimin e borës së rënë nga shtigjet këmbësore përgjatë bulevardeve dhe parqeve.
Ekipet e angazhuara, njëkohësisht po kryejnë edhe heqjen e borës nga pemët dhe shkurret në hapësirat e gjelbra, në të gjitha rajonet e qytetit.