Duke filluar nga lagjja Vlae, deri në Qendër, sot ekipet tona të terrenit po ujitin fidanët e mbjellura në zhardineren e mesëm të Bulevardin Partizanski Odredi. Ky zhardiner është i pasur me lloje të ndryshme panjesh, fidanësh të rinj (thuja aurea, nandina, dëllinjë), bimësi me kërcell të ulët (taxus bacata, thuja smaragd, chamaciperis, hortenzia), livando dhe trëndafila.
Biodiversiteti në një mjedis të tillë urban ka një rëndësi të madhe dhe jo vetëm që i jep një pamje të bukur estetike qytetit, por përmirëson cilësinë e ajrit duke filtruar ndotësit (dioksid karboni, dioksid squfuri etj.) dhe redukton zhurmën duke vepruar si barrierë zëri në trafik.
Share