Nga të gjitha llojet e luleve të freskëta, pa mëdyshje krizantemat janë më të preferuarat. Pa dallim të rastit, krizantemat paraqesin dhuratat ideale edhe në rastet kur dhurata Juaj i dedikohet personit i cili ka vlerë të posaçme për Ju por edhe për rastet kur in blini për veten tuaj, por gjithsesi çdoherë është interesante që të mësoni diçka më tepër për lulet që i blini dhe për atë se çfarë është ajo që i bën aq të posaçme të njëjtit.

Në fakt, fjala “chrysanthemum” është me prejardhje nga fjalët greke “chrysos”, që ka kuptimin e arit dhe fjalës “anthos” që nënkupton lulen. Ekzistojnë disa lloje të krizantemave dhe në varësi prej llojit, të njëjtit lulëzojnë në periudhë të ndryshme të vitit. Llojet më të qëndrueshme njihen për nga lulet e tyre që lulëzojnë edhe gjatë muajve më të ftohtë. Krizantemat janë të lidhura me optimizmin, pasurinë, miqësinë dhe paqen. Njësoj sikur edhe llojet tjera të luleve, krizantemat e kuqe simbolizojnë dashurinë. Pjesa më e madhe e luleve të bardha janë simbolikë e një lloji të pastërtisë dhe me këtë rast edhe krizantemat nuk bëjnë përjashtime në këtë kontekst. Krizantemat e bardha simbolizon të vërtetën.

Krizantemat paraqesin njërin prej llojeve të luleve që më shumë kultivohen në botë. Të njëjtit nuk bëjnë pjesë në fokusin e aranzhmanëve luleve, por rezultojnë forma të bujshme dhe të bukura lulore.

Atë që shumica nuk e dinë në lidhje me krizantemat, është fakti se këto lule konsiderohen si lule tropikale dhe se ato bëjnë pjesë në familjen më të madhe të bimëve lulore që njihen me emrin “asteraceae”. Krizantemat ndahen në nëntë kategori të ndryshme dhe secili lloj i luleve klasifikohet sipas mënyrës se si në të njëjtën janë të radhitura fletëzat e tyre. Te disa prej luleve të krizantemës, fletëzat lavjerren poshtë, kurse te të tjerat ato janë përpjetë.  Nëse me kujdes i shikoni, do të mund të vëreni se çdo lule është e përbërë prej më shumë luleve më të vogla.

Krizantemat së pari janë kultivuar në Kinë si bimë shëruese gjatë shekullit 15 p.e.s. Deri në vitin 1630 janë regjistruar më shumë se 500 kultivues. Në artin kinez njihen “Katër Fisnikët” dhe këtu bëjnë pjesë llojet stolisëse të qershisë, orkidesë, bambusit dhe të krizantemës. Shumë shpesh hasen edhe pikturat e tyre të pikturuara me ngjyra vaji ose me ngjyra uji, gjithashtu krizantemat janë temë e qindra poemave kineze.
Për herë të parë ky lloj është transferuar në Japoni nga ana e klerikëve budist gjatë shekullit VIII p.e.s. Këto lule aq shumë janë adhuruar sa që janë theksuar edhe në Stemën Perandorake.
“Festivali i Lumturisë” në Japoni e feston këtë lule, gjithashtu edhe një numë i madh i panaireve vjetore. Sipas “Feng shui”, krizantemat paraqesin lumturinë dhe gëzimin.

Çaji nga krizantemat, është një pike shumë e njohur në Azi për nga veçoritë e shumta shëruese si dhe për nga shija specifike. Gjithashtu, ky çaj shumë lehtë mund të përgatitet. Thjeshtë duhet ti përvëloni fletët në ujë të ngrohtë dhe ti lini të qëndrojnë 10 minuta. Çaji nga krizantema ndihmon në rastet e temperaturës së zmadhuar, në rastet e dhembjeve të fytit, në rastet e ndezjeve por edhe për shërimin e puçrrave në fytyrë. Por njësoj sikur edhe gjatë trajtimeve të tjera, çdo herë duhet të jeni të vetëdijshëm për efektet e ndryshme të padëshiruara si dhe për mundësinë e iritimeve ose problemeve të lehta me stomakun.

Share