Për dallim nga njerëzit, drunjtë e vjetër rriten më shpejtë se sa drunjtë e rinj, këtë e dëshmon një hulumtim i ri.
97% nga llojet e hulumtuara rriten shumë më shpejtë me kalimin e kohës.
Ndjenja intuitive lidhur me pjesën më të madhe të qenieve të gjalla por edhe për njerëzit, na thotë se rritja manifestohet me shpejtësi më të madhe në periudhën e rinisë, kurse më pas ky proces ngadalësohet ose ndalon në tërësi. Por me studimin më të ri të titulluar si “Niveli i akumulimit të karbonit te drunjtë, manifeston rritjen e vazhdueshme në proporcion me madhësinë e drurit”, që u publikua në revistën shkencore “Nature”, shkencëtarët sqarojnë se ky fenomen nuk vlen për drunjtë dhe se në fakt, e vërteta është plotësisht e kundërt. Drunjtë e vjetër rriten shumë më shpejt se drunjtë e rinj.
Bëhet fjalë për një zbulim tejet të rëndësishëm meqenëse ky fakt bie ndesh me bindjen e përhapur se drunjtë e mëdhenj nuk janë po aq produktiv sikur drunjtë e rinj ku bëhet fjalë për absorbimin e CO2 nga atmosfera.
Hulumtuesit janë vrojtuar 403 lloje tropikale dhe mesatare të drunjve dhe kanë zbuluar se 97 % prej tyre janë rritur gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës dhe me vjetrimin e tyre.
„Drunjtë e mëdhenj, drunjtë e vjetër nuk sillen vetëm si rezervuare të vjetër të karbonit, por në mënyrë aktive thithin sasinë e madhe të karbonit krahas drunjve më të vegjël”, thonë autorët e këtij studimi.
Madje edhe drunjtë që nuk rriten në lartësi, të njëjtit vazhdojnë që të rriten në gjerësi, në këtë mënyrë të njëjtit në masë të madhe e transformojnë CO2 në oksigjen.
Studimi u realizua në bashkëpunimin në mes 38 shkencëtarëve nga e mbarë bota dhe u bazua në 673,046 lloje të veçanta të drunjve, duke i shqyrtuar informacionet më gjatë se 80 vite, që në fakt është spektër i gjerë i informacioneve.