Ka filluar aksioni për rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në Komunën e Kisella Vodës.
Në bashkëpunim me Komunën e Kisella Vodës, sot po realizojmë aktivitete për krasitjen e drunjve, pastrimin dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra, si dhe largimin e mbeturinave.
Aktivitetet po zhvillohen në rrugën Kopernikova dhe rrugën Hristo Tatarçev, ndërsa me aksionin do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim në lokacione të tjera.
Aktivitetet i ndjek nga afër drejtori Muamer Seferi dhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkovska Trajkoska.
Share