Vazhdon aksioni për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në Çair Irena Blazevska slider (slajder) 0 comment Ekipet tona, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, po vijojnë edhe sot punën në terren për pastrimin e hapësirave të gjelbra në disa zona të Çairit. Procesi po koordinohet drejtpërdrejt nga drejtori Muamer Seferi, i cili është i pranishëm në terren dhe po ndjek nga afër realizimin e aktiviteteve. Ky angazhim është pjesë e misionit tonë për një mjedis urban më të pastër, më të rregullt dhe më të mirë për qytetarët. Share