Në agjendën për zbukurimin e qytetit me lule vjeshtore, përfshijmë edhe rregullimin në oborrin e Medresesë “Isa Beg”, duke mbjellë manushaqe në oborrin e shkollës. Drejtori Zuhejr Rexhepi sot u bind personalisht për realizimin e aktiviteteve, ku realizoi takim pune me drejtorin e shkollës Ibrahim Idrizi, për thellimin e bashkëpunimit në aktivitetet e mëtutjeshme. Kjo lule është një kontribut i vogël por i rëndësishëm për kujdesin tonë ndaj gjelbërimit.
Share