Vazhdon aksioni për pastrimin dhe rregullimin e gjelbërimit në rrugën për në Bojanë. Me numrin e rritur të punëtorëve dhe mekanizimit, intensivisht është duke u pastruar bimësia përgjatë rrugës për në fshatin Bojanë, me ç’rast bëhet:
➪ Kositja e sipërfaqeve me bar,
➪ Krasitja e bimësisë me kërcell të ulët dhe e pemëve,
➪ Pastrimi i mbeturinave,
➪ Ngarkimi i tyre.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e plotë të operacioneve të parapara të punës.