Krahas aktiviteteve të rregullta për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet, këtë periudhë, ekipet realizojnë aktivitete në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e gjelbërimit. Si rrjedhojë, këto ditë në disa lokacione në gjelbërimin e qytetit është duke u realizuar trajtimi i bimëve për t’i mbrojtur ato nga lloje të ndryshme të insekteve këmbënyjëtuar, morrave të bimëve dhe dëmtuesve. Me mjetet e duhura për ushqimin e sistemit rrënjor të llojeve gjetherënëse, ekipet janë duke realizuar trajtimin me pleh të ngurtë organik, biohumik dhe echodkip – (kristale). Te llojet gjetherënëse bëhet trajtimi foliar me preparate të përshtatshme për mbrojtje nga ato, si dhe trëndafilat spërkaten kundër morrave të bimëve.

Në aktivitetet e rregullta të ekipeve për mirëmbajtje të gjelbërimit, është paraparë edhe kjo mbrojtje e integruar e bimëve, për përkujdesje të duhur ndaj gjelbërimit.

Share