Edhe një sipërfaqe e parregulluar u shndërrua në një park të madh. Më saktë, gjatë periudhës së kaluar ekipet tona punuan në drejtim të pastrimit dhe rregullimit të hapësirës së deponisë në mes rrugës “Llazar Dimitrov” dhe binarët hekurudhorë në komunën e Kisella Vodës. Në një sipërfaqe prej 14.400 m2, ekipet tona realizuan edhe instalimin e sistemit të ri për ujitje dhe spërkatje me ç’rast u realizua edhe gjelbërimi i kësaj sipërfaqe publike, pas kësaj gjatë periudhës së volitshme për mbjellje kjo sipërfaqe do të stoliset edhe me fidanë të rinj. Saktë këto pjesë të gjelbërimit urban, kanë një rëndësi të veçantë sidomos në këto kohë të zhvillimit të shpejtë dhe dinamik të urbanizimit të qytetit.

Share