Vazhdojmë në kontinuitet me gjelbërimin dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra të cilat i vendosim plotësisht në hartën e gjelbër të qytetit. Synimi ynë është ngritja dhe rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërimit të bulevardeve. Sipërfaqe e tillë në të cilën ekipet e terrenit punuan në periudhën e kaluar është sipërfaqja e gjelbër publike në bulevardin “KAÇKM” te Ist Gejt nga rruga Bellasica deri te objekti te Higjiena Komunale. Sipërfaqet gjenden majtas dhe djathtas në bulevardin si dhe korsia e mesme, e cila është e vendosur për shkak të zgjidhjes së re të trafikut dhe gjithsej përfshijnë afro 2050 metra katror, në dy komuna Gazi Babë dhe Qendër. Intervenimi u realizua në faza, ku u bë rrëmihja e sipërfaqes, u soll tokë pjellore, u instalua sistemi i vaditjes, si dhe u bë mbjellja e bimësisë së re duke ngritur lëndinë të re në këtë pjesë të qytetit. Në brezat anësore të bulevardit u mbollën shkurre, ndërsa në zhardinerën e mesme u mbollën fidanë gjetherënëse. Fondin themelor e përbëjnë drurët gjetherënëse dhe gjethembajtëse dhe shkurret të cilat janë të përshtatura pikërisht për këtë ambient, e me atë rritja e tyre do të përshtatet plotësisht në hapësirën e paraparë.

Share