Edhe këtë vit e shënojmë Muajin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit me mbjellje simbolike të luleve.
Si mbështetës të evenimentit NP Parqe dhe Gjelbërime dhe përfaqësues të Shoqatave për luftën kundër kancerit të gjirit Borka dhe EZRA – ЕЗРА, e vazhdojmë me kënaqësi bashkëpunimin tonë të përbashkët.
Duke e zbukuruar figurën e Fjongos në Parkun e qytetit me fidan të ri të lules të llojit të lakrës dekorative, e rregulluam simbolin e njohur, duke dhënë një mbështetje dhe mesazh të fortë në luftën kundër kancerit të gjirit.
Si ndërmarrje, vazhdojmë me përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin, duke u dhënë mbështetje vetëmohuese personave që luftojnë me këtë sëmundje të rëndë.

Kjo është një mbështetje e vogël, por domethënëse për të gjithë ata.

Share