Këtë javë pune e nisim me aktivitete për rregullimin e gjelbërimit të bulevardit përgjatë bul. Goce Dellçev. Drejtori Sefi Shabani së bashku me drejtorin e NP Rrugë dhe Rrugica, Qamil Kovaçi dhe përfaqësues të ndërmarrjeve tjera publike e inspektuan gjendjen në terren dhe punën e punëtorëve të terrenit.
Përveç krasitjes së degëve të varura, bëhet edhe mënjanimi i fidanëve të dëmtuara dhe kositja e barit, me ç’rast përgatitet terreni për mbjelljen e ardhshme.
Share