Ekipet e NP“Parqe dhe Gjelbërime” realizuan aktivitete për rregullimin dhe pastrimin e hapësirës në Kalanë e Shkupit. Detyrat e punës përfshinë kositje me makineri, prerje të degëve të egra, mbledhjen e barit dhe ngarkimin e tij në kamion. Me këto aktivitete, ne vazhdimisht kujdesemi për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, si dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturo-historike të qytetit tonë.