Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme por edhe gjatë ditës së sotme, ekipet tona në mënyrë aktive po e pastrojnë terrenin nga dëmet që i shkaktoi moti i ligë. Era e fuqishme shkaktoi disa dëme më të mëdha në suaza të një pjese të gjelbërimit urban, me ç’rast u vërejtën drunjë të rënë për toke dhe degë të thyera, të cilët në kohë u mënjanuan me qëllim të zhvillimit të pa penguar të komunikacionit në rrugët automobilistike dhe në korsitë e këmbësorëve. Në më shumë lokalitete të komunave të Shkupit, me intervenimet e ekipeve tona u realizua edhe krasitja e 11 drunjve dhe prerja e 8 drunjve të tjerë.

Share