Pas reagimeve në rrjetet sociale dhe nga shoqata QYTETI I GJELBËR HUMAN (QGJH), u realizua takim ndërmjet drejtorit të NP Parqe dhe Gjelbërime, z. Zuhejr Rexhepi dhe shoqatës QGJH dhe në koordinim me Qytetin e Shkupit ranë dakord të stopohen aktivitetet në rr. Vasko Karangelevski, duke u tërhequr nga plani i vjetër ku është planifikuar të priten 57 drurë gjetherënëse dhe 30 shkurre. Plani i ri është përgatitur nga NP Parqe dhe Gjelbërime, i cili sipas mendimit të ekspertëve nga Florakom zgjidhja më e përshtatshme alternative është rimbjellja e 12 drurëve.

Momentalisht është duke u kompletuar plani i rimbjelljes, i cili filloi më 1 nëntor, me rimbjelljen e gjashtë drurëve, e krahas kësaj, në periudhën e ardhshme do të rimbillen edhe gjashtë të tjera, kështu që numri i përgjithshëm i drurëve të rimbjella do të jetë dymbëdhjetë. Rimbjellja do të bëhet në të njëjtin lokacion, ku NP Parqe dhe Gjelbërime do ta përfundojë me sukses projektin me qëllim përfundimtar të mbrojtjes së sipërfaqes së gjelbër të qytetit të Shkupit. Në fund të projektit është planifikuar të mbillen edhe drurë të rinj varësisht nga sipërfaqja e kësaj zone urbane.

Vazhdojmë me vizionin për:

#PërShkupinModern

#ShpejtDheSigurt

Ky është misioni i NP Parqe dhe Gjelbërime për një Shkup të bukur e të gjelbër.

Share