Drejtori i NP Parqe dhe Gjelbërime, Angelle Sotirovski, në konferencën e djeshme për media theksoi se të njëjtin lloj të drurit do ta mbjellim në vendin e drurit të rënë në sheshin Maqedonia. “Nga moti i lig që goditi rajonin e qytetit fundjavën e kaluar ekipet e NP Parqe dhe Gjelbërime dolën menjëherë për të intervenuar në disa lokacione ndër të cilat edhe lokacioni Sheshi Maqedonia te pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, ku druri i rënë është dru gjethembajtës i llojit të bredhit blu (Picea pungens), i cili është në moshë të thyer fiziologjike. Druri është shkulur me dëmtime të dukshme në sistemin kryesor rrënjor si dhe dëmtime të kurorës. Për shkak të këtyre dëmtimeve të drurit, është e pamundur të kthehet në gjendjen e saj origjinale. Prandaj, druri është hequr nga lokacioni. Na vjen keq kjo që ndodhi dhe sapo të na mundësojnë kushtet e motit do të mund të mbillet druri i llojit të njëjtë në vendin e njëjtë me qëllim të nderimit të jetës dhe veprës së Nënë Terezës, theksoi Sotirovski. Ai gjithashtu theksoi se ekipet e NP Parqe dhe Gjelbërime do të mbjellin dru të llojit të njëjtë në sheshin Maqedonia.

Share