Në fidanishten tonë po vazhdon përgatitja dhe furnizimi me lloje të ndryshme të luleve sezonale, të cilat janë të gatshme për mbjellje dhe zbukurimin e hapësirave publike të qytetit.
Edhe pse kushtet klimatike ndonjëherë ndikojnë në dinamikën e mbjelljeve në terren, përgatitjet tona vazhdojnë, me qëllim që hapësirat e gjelbëra të qytetit së shpejti të marrin ngjyra të reja dhe freski.