Tradicionalisht, edhe këtë vit shënuam muajin kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit, përmes mbjelljes simbolike të fidaneve të luleve.
Drejtori i NP „Parqe dhe Gjelbërime“, Muamer Seferi, së bashku me të punësuarit e ndërmarrjes, mbollën në mënyrë simbolike krizantema, duke krijuar një figurë në formën e fjongos rozë në Parkun e Qytetit.
Figura e rregulluar me lule në formën e fjongos rozë le të jetë një kujtesë dhe simbol i mbështetjes dhe solidaritetit me gratë që përballen me kancerin e gjirit, si dhe i rëndësisë së kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.