Në periudhën e kaluar ekipet e Sektorit të Gjelbërimit Jashtë-Urban në bashkëpunim dhe me urdhër të Qytetit të Shkupit, kanë punuar intensivisht në ndërtimin dhe ngritjen e elementeve të reja të parkut në disa lokacione në parkun natyror “Gazi Babë”. Në park u ndërtuar dhe u vendosën dy pushimore të reja në afërsi të gjelbërimit te IPSH Remedika, si dhe te parku i gjerë. Gjithashtu u përpunuan edhe dy elemente të mëdha rekreative, një element i vogël rekreativ, një shtëpizë druri për fëmijë dhe pesë komplete tavolina me stola. Elementët e rinj të parkut përshtaten plotësisht në një pjesë të përmbajtjeve të ofruara për vizitorët e parkut, si për pushim dhe rekreacion, ashtu edhe për argëtim dhe lojë të vizitorëve më të vegjël, fëmijëve. Njëkohësisht, ekipet krijuan edhe një park të ri për kafshët manarë me elemente përkatëse, ku të gjithë admiruesit e kafshëve kanë mundësinë ta përdorin sërish këtë park të rregulluar për kafshët e tyre manarë, si një park urban i rregulluar plotësisht. Gjithashtu, në ditët e bukura të ngrohta, i ftojmë qytetarët që të vijnë të vizitojnë parkun e Gazi Babës, por me sugjerim për vetëdije dhe përgjegjësi të madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjelbërimit dhe natyrës, si dhe pajisjeve të parkut.

Share