Gjatë kësaj periudhe ekipet janë duke i realizuar aktivitetet e rregullta vijuese në të gjitha rajonet e gjelbërimit të qytetit. Në gjithë sipërfaqet e gjelbra publike dhe parqet, ekipet realizojnë aktivitete vjeshtore të mirëmbajtjes dhe rregullimit të gjelbërimit. Ekipet janë fokusuar intensivisht në mbledhjen e gjetheve të rënë nga pemët, mirëmbajtjen e higjienës në të gjithë parqet dhe pastrimin e shtigjeve të këmbësorëve. Në disa pjesë të gjelbërimit publik, ekipet vazhdojnë me kositjen e barit, mbledhjen e barit të kositur dhe ngarkimin e tij. Krasitja e pemëve dhe shkurreve janë pjesë e aktiviteteve që kërkohen në këtë periudhë të vitit, ndërsa në vijim bëhet mbjellja e fidanëve të luleve sezonale për të zbukuruar lehet dhe figurat e luleve në të gjithë qytetin.

Share