– Aktivitetet e sotme të ekipeve në të gjitha rajonet në gjelbërimin dhe parqet e bulevardit ishin kositja mekanike e barit dhe grumbullimi i barit të kositur, grumbullimi i mbeturinave nga sipërfaqet me bar, pastrimi i sipërfaqeve nga mbeturinat ndërtimore dhe fryrja me fryrës të barit të kositur nga shtigjet, si dhe ngarkimi i barit të kositur. Kositja e sipërfaqeve me bar u bë në rajonet vijues: bulevardi Sërbia, Qendra, Jane Sandanski, Draçevë, Aerodrom, Rektorati, 11 Tetori, Butel, Çair, Fushë Topanë dhe Autokomandë. Aktivitetet e kositjes u realizuan edhe në rajonet arku i Parajsës, Lisiçe e Re, Qendra Rajonale dhe Aerodrom në komunën e Aerodromit ku u mblodhën letra dhe mbeturina në një sipërfaqe prej 182,000 m2 dhe bar dhe gjethe në një sipërfaqe prej 16000 m2. Edhe në rajonin e Çairit, në mënyrë të ekipuar u rregullua gjelbërimi duke e kositur barin, duke mbledhur gjethe, si dhe duke i përgatitur sipërfaqet e luleve.

– U mbollën edhe fidanët e llojit krizantemë, manushaqe, luleshqerra, silen dhe lakra dekorative në lehet e luleve në rajonin e Aerodromit, Kej, Rektorat, Autokomandë, Kala dhe Kapishtec. Në bulevardin Jane Sandanski në konstruksionin tashmë të formuar prej lulesh të figurës së Lejlekut, u mboll fidani sezonal i lules.

– Ekipet në terren gjithashtu vazhduan me kositjen e gjelbërimit dhe rregullimin e vegjetacionit në një pjesë të shtratit të vogël dhe të madh të lumit si dhe shtigjet në kejin përgjatë rrjedhës së djathtë të Vardarit duke filluar nga ura për këmbësorë në parkun e qytetit drejt parkut të  Frankofonisë.

– Në parkun e qytetit u pastruan shtigjet e asfaltit dhe rërës, u mblodhën letrat, mbeturinat e gjetheve. Gjithashtu u bë kositja e sipërfaqes me bar, grumbullimi i barit të kositur dhe ngarkimi i tij. Në pjesën e parë të parkut u mbollën edhe fidane lulesh sezonale.

– Ekipet e Sektorit Aletë e Drurëve, me vendim të Sektorit për Punë Komunale të Qytetit të Shkupit bënë krasitjen e tre drurëve të blirit në rrugën “Françe Preshern” nr. 39, në rr. 11 Tetor nr. 2/3 krasitje të një druri, në rr. Anastas Mitrev nr. 24 krasitje të dy drurëve, në rr. Vasko Karangellovski pp, krasitje të një shelgu dhe ne bulevardin Jane Sandanski nr.5, krasitje të një druri.

Share