Pas motit të lig dhe erës së fortë gjatë ditës së djeshme në Shkup, ekipet tona gjatë orëve të pasditës intervenuan në lokacionet pasi morën njoftime për drurë dhe degë të rënë. Deri në orët e vona të mbrëmjes është intervenuar në këto lokacione: – rr. Aco Karamanov; rr. Viktor Igo; Bulevardi i 3-të i Brigadës Maqedonase; Isaia Maxhoski; Angell Dinev; Bulevardi Ilinden; Vasil Çakallarov; Hristo Çernopeev dhe parku Ibni Pajko. Ekipet vazhdojnë pastrimin e qytetit edhe sot.

Share