Filloi realizimi i projektit për ndërtimin e kapaciteteve për ekosistemet dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Sot, anëtarët e agjencisë japoneze Xhajka demonstruan projektin e pyllëzimit të shpateve, duke përdorur metodën e quajtur hidro-mbjellje. Kjo teknikë e njohur tashmë në Japoni dhe në mbarë botën u demonstrua për herë të parë në vendin tonë sot
Vazhdojmë me kositjen e sipërfaqeve me bar dhe mbledhjen e barit të kositur nëpër gjelbërimin e qytetit.
Duart e zellshme të ekipeve tona i thurrin ngjyrat e luleve nëpër gjelbërimin e qytetit.
Drejtori Sefi Shabani sot i vizitoi kapacitetet prodhuese të ndërmarrjes – Florakom SHPKNJP, për të parë se si po shkojnë përgatitjet për mbjelljen e fidanëve verore. Në të njëjtën kohë u diskutua për procesin e përgjithshëm të prodhimit të luleve dhe kapacitetin ekzistues. Asortimenti i disa llojeve të fidanëve verorë tashmë e dekoron gjelbërimin e
Për lëvizje të këndshme dhe të sigurt nëpër shtigjet e biçikletave dhe shtigjet e këmbësorëve në qytet, ekipet nisën aksionin për krasitjen e degëve të pemëve përgjatë bul. M.T. Golloganov, bul. KAÇKM, rr. Nikolla Parapunov dhe bul. 11 Tetori. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
E zbukuruam hapësirën në Muzeun e Qytetit të Shkupit. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve!
Sherbela delikate e kuqe dhe tagetesi i verdhë kadife janë lulet me të cilat sot ekipet e rregulluan lehen e luleve te Qeveria.
Ekipet realizuan sot aksion për krasitjen e alesë së drurëve në bul. 8 Shtator, ku drejtori Sefi Shabani i përshëndeti dhe i inkurajoi ekipet e terrenit në kryerjen e detyrave të tyre të punës. Me aksionin nga ura në bulevardin me të njëjtin emër deri në kryqëzimin me bul. Mitropolit Teodosie Golloganov, do të mundësohet
Prioritet yni i lartë edhe këtë javë mbetet kositja e sipërfaqeve me bar nëpër qytet. Krahas rajoneve tjera sot e ndajmë kositjen në pjesë nga Qendra, Aerodromi dhe gjelbërimi në Autokomandë.