Muajt pranverorë janë periudhë kur imponojnë aktivitete të zmadhuara të mirëmbajtjes dhe rregullimit të gjelbërimit. Gjelbërimi është në proces të vegjetimit të shpejtë, andaj ekipet në gjithë rajonet nëpër sipërfaqet e gjelbra publike punojnë në rregullimin e parqeve dhe gjelbërimit të bulevardeve. Pastrimi i parqeve nga degët e rënë, nga plehrat dhe mbeturinat janë përgatitjet fillestare për fazën vijuese të kositjes së parë pranverore të parqeve, pas së cilës vijon edhe ushqimi i parqeve me plehra minerale atje ku nevojitet.  Në vijim e sipër është zhvillimi dhe spërkatja për mbrojtje të bimëve nga insektet e dëmshme. Tëharrja e trëndafilave dhe fidanëve bëhet si pjesë e rregullimit pranveror të gjelbërimit, si dhe krasitjes së shkurreve. Ekipet gjithashtu kryejnë edhe zëvendësim të fidanit të dëmtuar dhe të ngrirë të luleve, me lloj të ri të manushaqes nëpër lehet e luleve nëpër qytet.

Si aktivitete të planifikuara këtë periudhë realizohen edhe projekte tjera të ngritjes dhe rregullimit të sipërfaqeve të gjelbra në lokacione të caktuara në qytetin.

Share