Ekipet në terren aktualisht po punojnë në mënyrë aktive në pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra publike në të gjithë qytetin. Në gjithë rajonet e gjelbërimit urban dhe jashtë-urban, janë duke u realizuar aktivitetet e mirëmbajtjes së gjelbërimit për aktivitetet dhe projektet e ardhshme të pranverës. Kështu që, përveç mbledhjes graduale të gjetheve nga sipërfaqet e gjelbra, bëhet edhe krasitja e shkurreve, krasitja e trëndafilave, bërja e bordurave, heqja e barit të egër, si dhe përgatitja e tokës për mbjelljen e ardhshme të fidanëve të luleve sezonale. Me këto aktivitete vijuese bëhet edhe mbledhja e rregullt e plehrave dhe mbeturinave nga sipërfaqet e gjelbra të qytetit.

Share