Në dekorimin veror të qytetit me fidane të luleve sezonale, i rregulluam edhe sipërfaqet e luleve nëpër komunën e Butelit.
Ditët e Kaluam ekipet e terrenit me lule të llojit begonia, karafil dhe ageratum i zbukuruan figurat dhe lehet e luleve në gjelbërimin e bulevardit te rrethrrotullimi në rajonin e Butelit.
Krahas aktiviteteve të mbjelljes së luleve, u realizuan edhe aktivitetet e rregullta për mirëmbajtjen e plotë të vegjetacionit ekzistues në atë pjesë të gjelbërimit.
Share