Në vend të kryerjes së aktiviteteve të rregullta, sot ekipet e Parkut të Qytetit në mënyrë të ekipuar e larguan kontejnerin të cilin sot në mëngjes e hasën në liqenin e parkut.
Kjo nuk është hera e parë që hasim një pamje të tillë.
Prandaj, apelojmë tek të gjithë vizitorët që të ndërpritet shkatërrimi i pamëshirshëm i të mirave publike në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.