Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në përputhje me rekomandimet, ekipet i nisën aktivitetet e ditës së sotme në orët e hershme të mëngjesit, ku në disa lokacione nëpër gjelbërimin e qytetit bënë kositjen e barit dhe mbledhjen e barit të kositur.
Kositja e barit e përmirëson aspektin e sigurisë së parqeve. Bari i prerë mundëson shikueshmëri më të mirë dhe i redukton rreziqet e mundshme për vizitorët në hapësirat e gjelbra të qytetit.
Share