Sot ka nisur një aksion i madh për rregullimin e lëndinave në parkun e qytetit. Me një numër të zmadhuar të punëtorëve nga pikat tjera si dhe me mekanizim shtesë i përforcuam ekipet në parkun e qytetit për pastrim më të shpejtë dhe efikas të të gjitha sipërfaqeve të gjelbra në park. Mblidhen intensivisht gjethet në pjesën e parë dhe të dytë të parkut, dhe nxirren prej aty me mekanizëm. Aksioni do të zhvillohet gradualisht dhe do të zgjasë deri në fund të javës derisa parku të pastrohet plotësisht nga gjethet e rënë. Në terren punën e inspektoi edhe Drejtori Angele Sotirovski i cili njëkohësisht u shprehu mbështetje punëtorëve.

Share